Federata e Anglisë jep miratimin për trajner jo-anglez, Pochettino e Tuchel kandidatët kryesorë - NACIONALE

Federata e Anglisë jep miratimin për trajner jo-anglez, Pochettino e Tuchel kandidatët kryesorë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Federata e Futbollit e Anglisë ka dhënë miratimin e saj që trajneri i radhës i Tre Luanëve që do ta pasojë Gareth Southgate, të jetë një i huaj dhe jo anglez.

Southgate tha se ishte koha për t'i dhënë fund mandatit të tij tetë-vjeçar si trajner kryesor i ekipit kombëtar të Anglisë pas humbjes së Tre Luanëve në finalen e Euro 2024 nga Spanja muajin e kaluar. FA aktualisht është në procesin e identifikimit të pasuesit të tij dhe nuk po përjashton emërimin e një trajneri të huaj, sipas The Guardian.

Gareth Southgate Anglia finale e Euro 2024

Sipas raportimit, ishte CEO i FA-së, Mark Bullingham, ai që ia çoi përpara idenë nëntë anëtarëve të tjerë të bordit për mbështetjen e tyre dhe ideja u miratua. Do të thotë që kandidatët e huaj do të afrohen për pozicionin, por edhe ata anglezë.

Thomas Tuchel Mauricio Pochettino

Sipas raportimit, ish-trajnerët e Chelseat, Thomas Tuchel dhe Mauricio Pochettino janë zgjedhjet kryesore të huaja për të pasuar Southgate. Ata gjithashtu do të vazhdojnë të jenë në ndjekje të Eddie Howe dhe Graham Potter ndërkohë pasi Tuchel dhe Pochettino mund të kenë kërkesa shumë të larta për paga.

FA angleze do të shpresojë të punësojë me shpejtësi një trajner në vend të Southgate, por nuk do të nxitojnë në proces; prioriteti është të sigurohet që ata të marrin personin e duhur. Trajneri i U-21, Lee Carsley, vetë kandidat për postin e trajnerit, pasi pritet të marrë përgjegjësinë e përkohshme për një përballje kundër Republikës së Irlandës në Ligën e Kombeve që do të vijë më 7 shtator.

Lajme të ngjashme