Federata angleze e pezullon dhe e dënon me para Reece Jamesin për gjuhë abuzive ndaj zyrtarit të ndeshjes - NACIONALE

Federata angleze e pezullon dhe e dënon me para Reece Jamesin për gjuhë abuzive ndaj zyrtarit të ndeshjes

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kapiteni i Chelseat, Reece James, është pezulluar me një ndeshje moslojë dhe dënuar me 90 mijë funte, për gjuhën abuzive të përdorur ndaj zyrtarëve të ndeshjes, ku të kaltrit pësuan humbje ndaj Aston Villës.

Reprezentuesi anglez është dënuar për konfrontimin me një zyrtar të ndeshjes pas humbjes 1:0 të Chelsea ndaj Aston Villës në Premierligë muajin e kaluar. Ai ishte fajtor për shkeljen e Rregullit E3 të FA dhe një komision i pavarur Rregullator i organit mëmë vendosi një ndalim për një ndeshje dhe një gjobë që arrin në 90,000 funte për lojtarin.

Reece James

Një deklaratën e plotë nga FA thuhet: "Reece James është suspenduar për një ndeshje dhe 90,000 funte gjobë për shkeljen e rregullit E3 të FA në ndeshjen e Premierligës së Chelseat kundër Aston Villa të dielën më 24 shtator. Mbrojtësi pranoi se kishte përdorur fjalët dhe sjelljet e pahijshme, fyese ndaj një zyrtari të ndeshjes në tunel pas fishkëllimës së fundit. Këto sanksione i vendosi një komision i pavarur rregullator pas një seance dëgjimore dhe arsyet e tij me shkrim për to do të publikohen sa më shpejt të jetë e mundur."

Pavarësisht se ishte i lënduar për përplasjen me Aston Villën, kapiteni i Chelseat u përball me një zyrtar të ndeshjes në tunel pas fishkëllimës së plotë dhe dyshohet se i drejtoi "fjalë të pahijshme dhe fyese" zyrtarit.

Chelsea defender Reece James charged by the FA after alleged altercation with match official - The San Diego Union-Tribune

23-vjeçari ka qenë jashtë fushës që nga barazimi i londinezëve kundër Liverpoolit në hapjen e sezonit. Ai është ende duke u rikuperuar nga lëndimi i tij afatgjatë në hamstring dhe ende nuk është e qartë se kur mbrojtësi i krahut do të rikthehet në veprim, por ai patjetër do të suspendohet për ndeshjen e radhës të Chelseat në ligë kundër Burnley.

Lajme të ngjashme