Federata angleze e konfirmon dënimin ndaj Tuchel, ky i fundit mungon ndaj Leicester Cityt
Federata angleze e futbollit ka konfirmuar se Thomas Tuchel do të vuajë pezullimin e tij me një ndeshje kundër Leicester Cityt këtë fundjavë.
Tuchel nuk do të jetë në zonën e tij zakonshme kur Chelsea të mirëpresë dhelprat në Stamford Bridge të shtunën pasdite. FA zbuloi se, pasi ishte i pranishëm kundër Leeds në Elland Road, shefi i të kaltërve do të duhet të shikojë nga tribuna këtë fundjavë skuadrën e tij dhe gjithashtu do të duhet të paguajë një gjobë prej 35,000 £ për sjelljen e tij pas barazimit 2-2 me Tottenham Hotspur.
Tuchel u ankua por Bordi i Apelit e hodhi poshtë ankesën
Tuchel ndihet i mërzitur që merr një dënim të tillë duke marrë parasysh faktin se Antonio Conte i ka shpëtuar një dënimi të ngjashëm duke u dënuar vetëm me gjobë dhe jo me pezullim. Shefit të Spurs i është dashur të paguajë vetëm një gjobë për rolin e tij në përleshjen mes dyshes.
Deklarata në lidhje me ndalimin e Tuchelit thoshte: "Trajneri pranoi se sjellja e tij pas vërshëllimës së fundit të lojës së Premierligës kundër Tottenham Hotspur të dielën më 14 gusht 2022 ishte e pahijshme. Komisioni Rregullator i pavarur më pas urdhëroi që ai të gjobitet me 35,000 £ dhe të pezullohet me një ndeshje. Thomas Tuchel apeloi kundër këtyre sanksioneve dhe arsyet mund t’i gjeni më poshtë, por kjo ankesë është hedhur poshtë nga Bordi i Apelit
Shkalla e parë e Apelit
Në parashtresën me shkrim, ankuesi hedh poshtë pohimet e Komisionit se ai ishte kryesisht fajtor për incidentin dhe na fton të konkludojmë se Komisioni gaboi në arritjen e këtij përfundimi. Ai pohon se komisioni:
- Duhet të kishte arritur në përfundim se Antonio Conte kishte reaguar dhe nuk ishte sjellja e tij që çoi në përshkallëzim të situatës;
- Se faji i Contes ishte më i madh sesa që komisioni konstatoi dhe
- Si rezultat, duhet të kishte më pak dallim mes apeluesit dhe Antonio Contes, pra gjoba ndaj apeluesit do duhet të ishte më afër gjobës 15 mijë funte, që ishte vendosur për Conten.

Për fat të mirë për trajnerin gjerman të Chelseas, ai nuk do të duhet të presë shumë derisa të mund të kthehet në zonën e tij, afër skuadrës. Pavarësisht mungesës në vizitën ndaj Leicesterit të së shtunës, ai do të rikthehet në pozicion të martën mbrëma kur blutë të përballen me Southampton në Saintt Mary's Stadium.
Çfarë ndodhi në mes Tuchel e Contes?
Të dy trajnerët u përballen me njëri-tjetrin më shumë se një herë. Fillimisht ishte trajneri i Tottenhamit ai që provokoi pas golin të barazimit të shënuar nga Pierre-Emile Hjojberg, duke u kthyer ka gjermani dhe festuar në mënyrë ironike, teksa nxiti reagimin e këtij të fundit.
Nuk vonoi shumë goli i dytë i Chelseas, të cilin e shënoi Reece James, the Tuchel kaloi në delir, duke festuar si çmendur. Ai vrapoi para syve të Contes duke shkuar te tifozët e skuadrës duke vrapuar.
Fundi i përballjes, dha edhe një tjetër ballafaqim mes trajnerëve. Kur ishte koha që të dy të shtrëngonin duart pas ndeshjes, ata e bënë këtë, Tuchel reagoi keq duke mos i lëshuar dorën dhe këtë e mbrojti me faktin se ai tha që kur shtrëngohen duart, tjetri person duhet të shikojë në sy, dhe këtë trajneri italian nuk e bëri.

Me këtë të fundit, bëri që t’i vihej kapaku, dhe gjyqtari nuk duroi më duke i treguar kartonin e kuq të dy trajnerëve.
