Fede Valverde zbulon si nënshkroi për Real Madridin
Mesfushori Federico Valverde ka zbuluar se si kaloi te Real Madridi pasi impresionoi në Kampionatin U17 në Amerikën e Jugut.
Uruguaiani iu bashkua të rinjve të “Los Blancos” në vitin 2016 dhe tani vlerësohet si një ndër mesfushorët më të mirë në botë, pasi fitoi Ligën e Kampionëve, dy tituj të La Liga-s.
Duke folur për “The Athletic”, Valverde ka treguar se si iu bashkua madrilenëve duke treguar se paraqitjet fantastike te kombëtarja e Uruguait fitoi vëmendjen e skautave.
“E mora thirrjen që ma ndryshoj tërë jetën. Po luaja në Kampionatin e Amerikës Jugore U17 në Paraguai. Po i vrisja dhe ishim duke u bërë gati të luajmë ndeshjen e madhe ndaj Argjentinës të nesërmen. Po qëndroja në hotel dhe prindërit ishin në dhomën tjetër. Nëna me telefonoi “Hej, hajde te dhoma jonë menjëherë. Ka disa njerëz që duan të flasin me ty”.
“Kishim rregulla dhe nuk supozoheshim të largoheshim nga dhomat tona, prandaj i thashë “nuk mundem”. E ndala. Më telefonoi sërish dhe më tha “Fede, hajde tani. Këta njerëz janë nga Real Madridi”.
“Literalisht mendova se po bënte shaka. Shkova në dhomë dhe pashë dy njerëz që nuk i kisha parë më parë. Ajo po qante. Por, ajo qan gjatë tërë kohës prandaj nuk e dija se çfarë të mendoj”.
“Ata më thanë “Jemi nga Real Madrid. Besojmë se mund të bëhesh yll tek ne. Duam që ti dhe familja jonë të vijnë në Madrid!”. E shikova nënën, pastaj agjentin dhe thashë “Jo, je duke u tallur me mua”. Nëna ime më tha “Mbylle Fede. S’po bëjmë shaka me ty”.
“Janë 500 mijë lojtarë në botë dhe Madridi dëshironte të më transferonte? Çka? Vrapova në dhomë. Po bërtisja “Ku është babai? Duhet t’i tregoja babait! Babai im po fliste me prindërit e dikujt tjetër dhe i thashë “Babi! Babi! Madridi është këtu”.
“Ishte dita perfekte për jetën time, sepse e pashë sa të emocionuar ishin prindërit e mi. Nëna ime qan për gjithçka, por babai im është guri. I duhet shumë për të shfaqur emocion por pashë një lëvizje. E pashë dritën në sytë e ti, e dini?”.
“Djali im luan për Real Madridin. Nuk ka çmim në botë që mund ta ndryshosh këtë fjali”.
Valverde para se t’i bashkohej Realit ishte pranë kalimit te Arsenali por marrëveshja dështoi në fund.