FC Prishtina përforcohet me Ron Raqin
FC Prishtina ka njoftuar afrimin e qendërmbrojtësit Ron Raqi.
Përmes një komunikate zyrtare, ‘bardhëkaltërit’ konfirmuan transferimin më të fundit, duke marrë lojtarin që ka luajtur së fundmi për Trepçën ’89.
“Ron Raqi, qendërmbrojtësi i lindur në Prishtinë më 18.09.2002, ka kaluar nëpërmjet Ramiz Sadikut, klubin tonë në kategoritë e reja, Besë e Pejës dhe Trepçë ’89, ndërsa te skuadra jonë angazhohet nga verdhezinjtë e Prishtinës”, thuhet ndër të tjera.
Ndërsa, Raqi deklaroi se do të jep më të mirën për t’i mbërritur synimet që ka vendosur klubi.
“Është nder i madh për mua të jem profesionist i klubit më të madh në trojet shqiptare. Do të jap maksimumin, ndërsa mbetët nga kryetrajneri të përcaktohet për më të mirët. Shpresojë që së bashku me “Plisat” të arrijmë më të mirën e mundshme për klubin”.
Prishtina këtë sezon synimin kryesor e ka daljen në Evropë, meqenëse që dy vite radhazi ka dështuar të sigurojë kualifikimin.