FC Prishtina përforcohet me Jalen Miller Blesa - NACIONALE

FC Prishtina përforcohet me Jalen Miller Blesa

3 vjet më parë

nga NACIONALE

FC Prishtina ka nisur afatin kalimtar veror duke u përforcuar me shërbimet e sulmuesit Jalen Miller Blesa.

Amerikani që së fundmi ishte pjesë e KF Rahovecit ka nënshkruar kontratë me klubin kryeqytetas.

Për faqen zyrtare të klubit, Blesa ka deklaruar se synon daljen në Evropë dhe e vlerësojë si nder të luajë për fanellën bardhekaltër.

Komunikata e plotë pa ndërhyrje:

"𝐌𝐢𝐫𝐞̈𝐬𝐞𝐯𝐣𝐞𝐧 𝐉𝐚𝐥𝐞𝐧 𝐌𝐢𝐥𝐥𝐞𝐫 𝐁𝐥𝐞𝐬𝐚

FC Prishtina ka arritur marrëveshje me futbollistin Jalen Miller Blesa.

Amerikani i lindur në Barcelonë është vetëm 21 vjeç dhe luan pozicion të sulmuesit.

Ai vjen nga skuadra e Rahovecit në Ligën e Parë të Kosovës derisa në 12 ndeshje zyrtare me Rahovecin këtë sezon, ka shënuar plot 10 gola teksa ka kontribuar edhe dy asistime.

Para Rahovecit ka luajtur edhe për Istogun dhe Arlesey Toën FC.

Blesa të mërkurën në ambientet e klubit ka nënshkruar kontratë me skuadrën tonë.

Pasi pozoi në fanellën “bardhekaltër” së bashku me drejtorin sportiv, Drtion Krasniqi, Blesa e dha intervistën e parë për faqen zyrtare të klubit.

🗣𝑷𝒐 𝒊 𝒃𝒂𝒔𝒉𝒌𝒐𝒉𝒆𝒎 𝒆𝒌𝒊𝒑𝒊𝒕 𝒎𝒆̈ 𝒕𝒆̈ 𝒎𝒂𝒅𝒉 𝒏𝒆̈ 𝑲𝒐𝒔𝒐𝒗𝒆̈ -

Jam shumë i lumtur që i jam bashkuar Prishtinës që është klubi më i madh në Kosovë. Është nder të luaj për këtë ekip.

🗣𝑺𝒚𝒏𝒊𝒎𝒆𝒕 𝒎𝒆 𝑷𝒓𝒊𝒔𝒉𝒕𝒊𝒏𝒆̈𝒏 - Synimet me Prishtinën janë që të bëj më të mirën për ekipin dhe të luajmë në Evropë. Prishtinën e kam përcjellë gjatë periudhës që jam në Kosovë dhe mendoj se e ka një skuadër shumë të mirë”, shkroi klubi.

Lajme të ngjashme