FC Prishtina njofton se hyrja do të jetë falas për tifozët ndaj Suharekës
FC Prishtina ka njoftuar tifozët se nuk kanë nevojë të paguajnë biletë për sfidën hapëse të Superligës së Kosovës 2024/25 ndaj Suharekës.
“Bardhëkaltërit” janë “gëzuar” që do të rikthehen në “Fadil Vokrri”, stadium që mbetet i tyre por s’kanë luajtur që sa kohë shkaku i rinovimit të fushës.
Përmes një komunikate zyrtare, Prishtina njoftoi tifozët se më 11 gusht, me fillim nga ora 19:00 – dyert do të jenë të hapura falas.
“Po rikthehemi në shtëpinë tonë
Pas një kohe të gjatë FC Prishtina do të luaj në stadiumin “Fadil Vokrri" në kryeqytet
Andaj të gjithë tifozët tanë, Plisat, qyetatarët e Prishtinës dhe simpatizuesit e klubit po i presim në ndeshjen e hapëse të sezonit të ri
Sfida jonë e parë luhet të dielën me 11 gusht nga ora 19:00 ku përballë do ta kemi skuadrën e Suharekës
Për të festuar rikthimin në folenë tonë hyrja për të gjithë shikuesit në këtë ndeshje do të jetë falas prandaj mos mungoni
Ju presim të dielën nga ora 19:00 në stadiumin "Fadil Vokrri", thuhet ndër të tjera në komunikatë.