FC Prishtina njofton se 10 futbollistë s’janë më pjesë e skuadrës - NACIONALE

FC Prishtina njofton se 10 futbollistë s’janë më pjesë e skuadrës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

FC Prishtina ka konfirmuar ndryshimet drastike në skuadër, duke bërë me dije se 10 futbollistë janë larguar, plus dyshja e stafit të trajnerëve Agim Maliqi dhe Ardian Sallahu.

“Bardhëkaltërit” kanë konfirmuar se shtatë lojtarëve s’iu është vazhduar kontrata, ndërsa me tre të tjerë e ndërprenë kontratën me marrëveshje të dyanshme.

Komunikata e plotë pa ndërhyrje e klubit bardhëkaltër:

“Njoftojmë që pas skadimit të kontratave nuk kemi vazhduar bashkëpunimin me futbollistët, Mergim Pefqeli, Muhamed Useini, Genc Hamiti, Hasan Hyseni, Kushtrim Gashi, Egzon Sinani dhe Kreshnik Uka si dhe trajnerëve Agim Maliqi dhe Ardian Sallahu

Ndërsa, me marrëveshje është ndërprerë bashkëpunimi me Albion Kurtaj, Ermal Veliqi dhe Butrint Bulliqi

FC Prishtina u është mirënjohëse gjatë angazhimit në ekipin tonë, i falënderojmë përzemërsisht dhe u urojmë sukses në vazhdim të karrierës”, shkroi ndër të tjera skuadra nga kryeqyteti.

Kështu, Prishtina të jetë mjaftë aktive në afatin kalimtar veror për ta bërë skuadrën, ashtu siç kërkon trajneri i ri francez.

Lajme të ngjashme