FC Malisheva i fillon përgatitjet për garat evropiane - NACIONALE

FC Malisheva i fillon përgatitjet për garat evropiane

7 muaj më parë

nga NACIONALE

FC Malisheva ka filluar përgatitjet për kualifikimet në gara evropiane. Kështu është njoftuar në faqën zyrtare të klubit, me fjalët 'Energji dhe Vendosmëri'.

Malisheva do të jetë për herë të parë në histori të klubit në kualifikime për gara evropiane, kjo pasi kaluan një sezon fantastik në Superligën e Kosovës në krye me trajnerin Qëndrim Kida.

Ata përfunduan në vendin e katërt pas 36 xhirove, por në kualifikim iu ndihmoi edhe Ballkani, pasi këta të fundit fituan Kupën e Kosovës, për t'ia mundësuar edhe vendit të katërt pjesëmarrjen.

Pas rikthimit në stërvitje, te Malisheva thonë se ky është një fillim i një kapitulli të ri i arritjeve dhe sukseseve.

Postimi i plotë nga FC Malisheva

Kujtojmë që kualifikimet për në Ligë të Konferencës, aty ku Malisheva dhe Drita do të marrin pjesë, do të fillojnë në muajin korrik.

Lajme të ngjashme