Favoritët për Topin e Artë 2024 - NACIONALE

Favoritët për Topin e Artë 2024

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Fitimi i trofeut të Topit të Artë për herën e shtatë në histori nga Lionel Messi nuk ishte ndonjë befasi absolute për askënd.

Argjentinasi drejtoi shtetin e tij drejt Kupës së Botës 2022, ku tani me atë trofe ndoshta edhe është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave.

Erling Haaland dhe Kylian Mbappe ishin kandidatët kryesorë të Messit në vitin 2023, por që suksesi i këtij të fundit në Kupën e Botës e ndryshoi situatën.

Sidoqoftë, tani gjasat për të fituar Topin e Artë për herë të tetë veçse po zbriten me Messin që kaloi te Inter Miami, megjithatë janë disa lojtarë që po përfitojnë nga largimi i argjentinasit për ta marrë këtë çmim.

“90min” ka zbuluar favoritët momental në bazë të paraqitjeve për ta fituar çmimin më prestigjioz në botë:

15. Lionel Messi (Inter Miami)

14. Robert Lewandowski (Barcelona)

13. Bukayo Saka (Arsenal)

12. Bernardo Silva (Manchester City)

11. Cristiano Ronaldo (Al Nassr)

10. Lautaro Martinez (Inter)

9. Vinicius Junior (Real Madrid)

8. Julian Alvarez (Manchester City)

7. Antoine Griezmann (Atletico Madrid)

6. Mohamed Salah (Liverpool)

5. Rodri (Manchester City)

4. Erling Haaland (Manchester City)

3. Harry Kane (Bayern Munich)

2. Kylian Mbappe (PSG)

1. Jude Bellingham (Real Madrid)

Mirëpo është vetëm fillimi i sezonit dhe kuptohet Kampionati Evropian “Euro 2024” do të ketë rol të rëndësishëm në fund.

Lajme të ngjashme