Fat për klubet kosovare: Super short nëse kualifikohen në raundin e tretë të Ligës së Konferencës - NACIONALE

Fat për klubet kosovare: Super short nëse kualifikohen në raundin e tretë të Ligës së Konferencës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Skuadrat kosovare Ballkani, Drita dhe Dukagjini kanë pasur fat në shortin e hedhur në Nyon të Zvicrës, gjithnjë nëse arrijnë në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës.

Të tre skuadrat tashmë janë në raundin e dytë të Ligës së Konferencës, me synimin të vazhdojnë sa më lartë për të arritur fazën grupore.

Kampionit të Kosovës Ballkanit ka pasur më së shumti fat në short, pasi nëse e mposht Larnen në raundin e dytë kualifikues, atëherë do të përballet me skuadrën nga Gjibraltari Lincoln Red Imps.

Ndërsa, Drita që e ka një sfidë tejet të vështirë ndaj gjigantit çek Viktoria Plzen, në rrethin e tretë kualifikues mund të përballet me fituesin e ndeshjes Gzira – Diddelang.

Kurse, sa i përket Dukagjinit që do të përballet me Rijekan në raundin e dytë kualifikues, nëse bën ndonjë “mrekulli” atëherë do të takohet me B36 Torshavn – Haverfordwest.

Ballkani të martën mbrëma do ta zhvillojë në “Fadil Vokrri” përballjen e parë ndaj Larne, kurse Dukagjini dhe Drita luajnë të enjten.

“Intelektualët” fillimisht janë mysafir të Plzen të enjten që nis nga ora 19:00, kurse Dukagjini e pret Rijekan në Prishtinë me fillim nga ora 20:00.

Lajme të ngjashme