Fansi i Real Madridit krijon videon brutale të paraqitjes së Lewandowskit kundër Red Bulls
Robert Lewandowski dështoi të gjente rrjetën për ndeshjen e tretë rresht në ndeshjen parasezonale kundër New York Red Bulls, të shtunën mbrëma.
Polaku, i cili u transferua në klub për 50 milionë euro nga Bayern Munichu këtë verë, ka pasur start të vështirë të jetës te Barça.
Pasi dështoi të shënonte kundër Real Madridit dhe Juventusit, ai sigurisht se po shpresonte të realizonte kundër New York Red Bulls.
Lewandowski pati shumë mundësi të shënonte për klubin e ri, mirëpo, nuk u tregua konkret nga rastet që iu servuan.
Mundësia më e mirë e Lewandowskit erdhi kur Ousmane Dembele ia servoi topin 'në pjatë' në brendësi të zonës.
Mirëpo, në vend se të gjuante herën e parë, ai humbi shumë kohë dhe goditja e tij u bllokua nga portieri kundërshtar.
Një goditje tjetër e 33-vjeçarit nga afërsia gjithashtu u prit, një goditje me kokë iu prit dhe një tjetër goditje me kokë përfundoi lart mbi portë.
Fansat e Real Madridit pa dyshim po i shijojnë dështimet e Lewandowskit dhe një prej fansave madrilen, me emrin @brt_rmfc, tash ka krijuar një video brutale duke u tallur me paraqitjen e tij kundër skuadrës nga MLS.
Shikoni më poshtë.
Lewandowski vs New York Red Bulls pic.twitter.com/Gsek2e5VxD
— BRT (@brt_rmfc) July 31, 2022
Fansat e futbollit janë vërtetë brutal.
Njerëzit duket se po harrojnë se ai është një prej golashënuesve më të mëdhenj të të gjitha kohëve.
Lewandowski nuk ka pasur startin më të mirë të jetës te Barcelona, duhet thënë, por këto ndeshje nuk kanë kurrfarë rëndësie dhe ende është shumë herët ta gjykojmë karrierën e tij te Barça.
Ajo që llogaritet janë paraqitjet e tij kur fillon sezoni.
Xavi foli për paraqitjen e Lewandowskit pas ndeshjes kundër New York Red Bulls.

"Lewandowski është i frustruar, por kjo është normale. Gjëja e njejtë i ka ndodhë Luis Suarezit kur erdhi. Ai do të përfundojë duke shënuar", tha ai për 'Barca Universal'.
Sulmuesi polak do të shpresojë të jetë në listën e golashënuesve kur Barça të ndeshet me Pumas UNAM në trofeun Joan Gamper, të dielën, më 7 gusht.
Barça pastaj filloi fushatën në La Liga kundër Rayo Vallecanos fundjavën pasuese.
