“Faleminderit”, Xherdan Shaqiri pensionohet nga Zvicra - NACIONALE

“Faleminderit”, Xherdan Shaqiri pensionohet nga Zvicra

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi shqiptar Xherdan Shaqiri ka vendosur të pensionohet nga Zvicra në nivelin ndërkombëtar.

Shaqiri këtë Kampionat Evropian “Euro 2024” u përdorë si zëvendësues, andaj ka vendosur t’i “varë këpucët”.

Përmes një komunikate zyrtare në Facebook, Shaqiri njoftoi pensionimin nga Zvicra.

Shtatë turne, shumë gola, 14 vite me kombëtaren e Zvicrës dhe momente te paharrueshme”.

Është koha për të dhënë lamtumirën te kombëtarja. Kujtimet e mira mbesin dhe dua t’iu them të gjithëve: Faleminderit”, shkroi ndër të tjera.

Për Zvicrën, Shaqa ka zhvilluar 125 paraqitje duke kontribuar me 32 asistime, ndërsa ka qenë edhe pjesë e grupmoshave U17, U18, U19 dhe U21.

Lajme të ngjashme