“Faleminderit, Mbret”: Brazili ndriçohet për nder të Peles - NACIONALE

“Faleminderit, Mbret”: Brazili ndriçohet për nder të Peles

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Brazilianët janë zgjuar nga gjumi për herë të parë pa legjendën e futbollit Pele.

“Mbreti”, i cili i fitoi tre tituj të Kupës së Botës dhe nga shumë cilësohet si futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve, vdiq në moshën 82-vjeçare në Sao Paulo të enjten.

Gjatë natës, fytyra e Peles shkëlqeu nëpër ndërtesat e vendit të Amerikës Jugore dhe objektet e rëndësishme u ndriçuan në kujtim të tij. Tifozët dolën nëpër rrugë të veshur me fanellën e tij ikonë më numrin 10.

Qeveria e Brazilit i ka shpallë tri ditë zie kombëtare.

Tifozët filluan të mblidhen pranë Spitalit “Albert Einstein” të enjten mbrëma, kur dëgjuan lajmin për vdekjen e tij.

Një nga ta mbante në duar pankartën me mbishkrimin “Mbreti i Përjetshëm Pele”.

Pele po mjekohej nga sëmundja e kancerit të zorrës së trashë që prej vitit 2012. Duke e ditur se gjendja e tij po përkeqësohej, brazilianët i kaluan javët e fundit duke reflektuar mbi jetën dhe trashëgimin e tij.

Spitali e lëshoi një komunikatë duke konfirmuar vdekjen e tij për shkak të dështimit të shumë organeve të tij të lidhura me kancerin.

Por duke e pasqyruar statutin e tij, spitali shtoi se bashkëndjeu vuajtjet e familjes dhe të të gjithëve për humbjen e “mbretit tonë të dashur të futbollit”.

Një burrë, që po qëndronte pranë spitalit në Sao Paulo, foli me dashuri për Pelen.

“Nuk mund ta përshkruash më fjalë se nëpër çfarë po kalojnë ne tani këtu; humbja”, tha ai.

Nderime Peles i bënë të gjithë, edhe futbollistët e mëdhenj botërorë, përfshirë brazilianin Neymar që shkroi: “Para Peles, futbolli ishte vetëm një sport”.

“Pele ndryshoi gjithçka. Ai e shndërroi futbollin në art, në argëtim. Ai ishte zëri i të varfërve dhe njerëzve me ggjyrë”.

Pele i shënoi një numër rekord botëror golash, 1.281 gola në 1.363 ndeshje gjatë karrierës 22-vjeçare, përfshirë 77 gola në 92 ndeshje për Brazilin.

Ai është lojtari i vetëm që e ka fituar tri herë Kupën e Botës, më 1958, 1962dhe 1970.

Lajme të ngjashme