Fabregas: Spanja me cilësi të lojtarëve nuk është favorite për ta fituar Botërorin - NACIONALE

Fabregas: Spanja me cilësi të lojtarëve nuk është favorite për ta fituar Botërorin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mesfushori spanjoll, Cesc Fabregas, komentoi Botërorin. Ai deklaroi se nuk e sheh Spanjën në mesin e favoriteve për nga cilësia e lojtarëve, por nëse merret parasysh loja që zhvillon atëherë mund të ndryshojë narrativa.

Për Fabregas nuk duhet parë ekipi kombëtar të drejtuar nga Enrique si favorit për të ngadhënjyer në Kupën e Botës nëse merret parasysh cilësia individuale e lojtarëve.

“Në këtë kombëtare ka shumë lojtarë të rinj. Nëse shihen lojtarët në nivel individual, askush nuk e llogarit favorite Spanjën. Megjithatë, duke analizuar skuadrën dhe mënyrën se si luan, atëherë gjërat ndryshojnë. Jam vërtet besimplotë”, shtoi ai.

Ajo që nuk viht në diskutim është se ky grup lojtarësh do të ketë përkrahjen e plotë të popullit spanjoll, ashtu siç e ceki edhe vetë Fabregas. Ai bëri edhe një krahasim me Botërorin e vitit 2010.

“Ne spanjollët do t’i ndjekim dhe do t’i mbështetim, por Spanja nuk është në mesin e favoriteve. Ndërkaq ne në Afrikë (2010) ishim dhe – si rrjedhojë – presioni ishte shumë, shumë më i lartë. Besoj që ky faktor u ndihmon shumë”, saktësoi ai.

Fakti që nuk ka shumë presion te Spanja sa ka te disa kombëtare tjera sipas tij mund të llogaritët një element përparësie.

“Është një gjë pozitive që të mos kesh presion në mënyrë që të mund të zhvillohesh akoma e më shumë dhe të bësh gjëra të mira”, përfundoi ai.

35-vjeçari me kombëtaren spanjolla ka fituar dy Kampionate të Evropës (2008 dhe 2012), si dhe një Kampionat Botëror (2010). Ai është paraqitur në 110 ndeshje, duke shënuar 15 gola. Ai në një moshë jo të shtyrë i ka dhënë fund karrierës në kombëtare, gjegjësisht si 29-vjeç.

Ndeshjen e fundit e ka luajtur më 29 qershor 2016 në Kampionatin Evropian kundër Italisë. Më pas nuk u ftua asnjëherë më nga Lopetegui.

Spanja një hap afër kualifikimit

Spanja është afër kualifikimit në 1/16 të Botërorit. Nesër e luan sfidën e radhës dhe të fundit në fazën e grupeve ndaj Japonisë.

Me një fitore potenciale ndaj kombëtares japoneze, një herë fituesja e Kupës së Botës do të mund ta siguronte një biletë në mesin e 16 kombëtareve më të mira.

Spanja ishte shumë afër që diçka të tillë ta bënte në ndeshjen e kaluar kundër Gjermanisë, por nuk arriti që ta ruajë epërsinë, pasi Gjermania barazoi rezultatin në 1:1 pak minuta para fundit të ndeshjes.3

Gjendja në Grupin E për momentin është me Spanjën liderë me 4 pikë, Japonia dhe Kosta Rika që pasojnë me nga 3 pikë, si dhe Gjermania në pozitën e fundit me 1 pikë.

Në rastin e Gjermanisë, i vetmi ekuacion që u mundëson atyre të kualifikohen tutje është nëse fitojnë ndaj Kosta Rikës dhe nëse Spanja e bën të njëjtën gjë ndaj Japonisë.

Kujtojmë se të dy ndeshjet e nesërme të këtij grupi do të fillojnë në orarin e njëjtë, respektivisht në ora 20:00.

Lajme të ngjashme