Fabregas: Arsenali është shumë i fortë për Man Unitedin - NACIONALE

Fabregas: Arsenali është shumë i fortë për Man Unitedin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish mesfushori Cesc Fabregas beson se Arsenali është shumë i fortë për Manchester Unitedin dhe pret që skuadra e Mikel Artetas të marrë një fitore komode në “Old Trafford”.

Arsenali është duke prirë në Premierligë me një pikë para Cityt, mirëpo që “Qytetarët” kanë një sfidë më pak të zhvilluar.

Në podcastin “Planet Premier League”, Fabregas deklaroi se pret një fitore të rehatshme të Arsenalit, duke shtuar se ish skuadra është shumë e fortë për Unitedin.

“E konsideroj ndeshje të madhe, Arsenal kundër United, United kundër Arsenal, gjithnjë kanë qenë ndeshje të veçanta”.

“Është e vërtetë, Man United nuk është në nivelin që ka qenë në të kaluarën, mund të pajtohemi. Arsenali është shumë i fortë për ata (Man Unitedin) për momentin”.

“Arsenali do të luajë me kujtesë, janë optimistë, besojnë dhe kanë eksperiencën. Janë rritur që nga viti i kaluar, janë përmirësuar dhe besoj se Arsenali do të merr një fitore të rehatshme”.

“Nuk po them që është lehtë sepse Unitedi është United dhe historia e tyre, në fund të ditës duhet të respektojmë shkaku i logës dhe Old Trafford është Old Trafford”.

“Por, i konsideroj Arsenalin si shumë të fortë për momentin”, deklaroi ai.

Lajme të ngjashme