F1: Leclerc fiton në Bahrain, dështon Verstappen - Hamilton vetëm në podium - NACIONALE

F1: Leclerc fiton në Bahrain, dështon Verstappen - Hamilton vetëm në podium

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka përfunduar gara e parë e sezonit të ri në Formula 1, me vozitësin e Ferrarit, Charles Leclerc që arriti fitore të madhe.

Ferrari dëshmoi formën e lartë me Leclerc që ishte i mrekullueshëm në këtë garë dhe me plotë meritë doli fitues në fund.

Për dy vozitësit më të mëdhenj të vitit të kaluar, Max Verstappen i Red Bull (kampioni momental i botës) dhe Lewis Hamilton i Mercedes, në këtë garë nuk treguan atë që pritej.

Holandezi doli nga pista në xhiron më të rëndësishme, atë të fundit, duke e lënë Hamiltonin në podium.

Kësisoj, falë kësaj lëshimi të Verstappen, Hamilton arriti të përfundojë në podium si pozitë e tretë, prapa Carlos Sainz që u rendit në pozitën e dytë, në fakt ky i fundit garoi me Ferrarin deri në fund.

Për Charles Leclerc kjo është vetëm fitorja e tretë në karrierë.

Renditja e plotë ndodhet kështu:

Pas garës, Hamilton uroi Ferrarin duke thënë se e merituan këtë fitore.

"Një urim i madh për Ferrari. Ishte garë shumë e vështirë për ne. Ky vërtet ishte rezultati ynë më i mirë që mund të merrnim", tha ai.

Ndërkohë, fituesi i kësaj gare, Chalres deklaroi se është shumë i lumtur dhe gëzohet që prapë është në krye.

"Jam shumë i lumtur. Nuk mund të shpresonim më mirë. Dy vitet e fundit nuk kanë qenë të lehta. Është mirë të rikthehesh në krye", nënvizoi ai.

Lajme të ngjashme