EURO 2024 | Tri përballje sot, vëmendja te Spanjë - Itali - NACIONALE

EURO 2024 | Tri përballje sot, vëmendja te Spanjë - Itali

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kampionati Evropian 2024 vazhdon sot me tri ndeshje të tjera, ku natyrisht se vëmendja do të jetë te kryendeshja Spanjë - Itali.

Dje u zhvilluan dy ndeshje të grupit A dhe një e grupit B, duke nisur xhiron e dytë të EURO 2024. Shqipëria ndonëse ishte duke fituar ndaj Kroacisë, në fund mezi arritën të merrnin një barazim, e në anën tjetër Gjermania e mposhti Hungarinë, ndërsa Zvicra barazoi me Skocinë.

Punët tani janë komplikuar tejmase për kuqezinjtë, pasi duhet të presin një rezultat të favorshëm sot nga ndeshja Spanjë - Itali, e në xhiron e tretë të tentojnë befasinë ndaj spanjollëve, variant shumë vështirë i mundshëm.

Dita sot nis me takimin e grupit C mes Sllovenisë e Serbisë me fillim nga ora 15:00, duke vazhduar me përballjen Danimarë - Angli, në po të njëjtin grup nga ora 18:00.

Në mbrëmje na pret ndeshja më interesante. Me fillim nga ora 21:00 përballen Spanja dhe Italia, që të dyja kanë fituar takimet e para dhe konsiderohen favoritët e grupit për të kaluar tutje.

Ky takim zhvillohet në Gelsenkirchen, në stadium AufSchalke dhe do të drejtohet nga Slavko Vincic.

Lajme të ngjashme