EURO 2024 | Shënon Varga, Hungaria e ngushton epërsinë ndaj Zvicrës
Kombëtarja e Hungarisë ka arritur ta ngushtojë rezultatin në 2:1 ndaj Zvicrës, në ndeshjen e dytë të xhiros së parë në Grupin A.
Pas dy golave që shënoi Zvicra në pjesën e parë, Hungaria filloi ta merrte kontrollin e ndeshjes në pjesën e dytë dhe pas disa daljve, kanë arritur deri te goli.
Zhvillohej minuta e 66-të, kur ylli i Liverpoolit, Dominik Szoboszlai asistoi për mrekulli në zonë, me Barnabas Varga që shënoi me kokë lehtësisht për 2:1.