EURO 2024 | Nedim Bajrami me golin më të shpejtë në histori të Kampionateve Evropiane, por Italia po fiton pas pjesës së parë
Kombëtarja e Shqipërisë pati një fillim ëndrrash në debutimin EURO 2024, duke i shënuar kampionit në fuqi, Italisë, vetëm pas 28 sekondave, por dy herë kampionët e Evropës u kthyen duke përmbysur shumë shpejt rezultatin.
Nedim Bajrami do të mbahet mend për shumë gjatë. Ai shënoi golin më të shpejtë në histori të Kampionateve Evropiane, duke mposhtur Donnarummën vetëm pas 22 sekondave, për ta çuar Shqipërinë në epërsi 1:0.
KLIKO PËR TË PARË GOLIN E NEDIM BAJRAMIT
Por, skuadra e Luciano Spallettit reagoi shumë shpejt.
Ishte fillimisht Bastoni që shënoi me kokë për të barazuar 1:1 në minutën e 11-të pas harkimit të Pellegrinit.
Teksa për 2:1 shënoi një tjetër lojtar i Interit. Nicolo Barella pas një topi të kthyer shënoi gol të bukur për ta përmbysur rezultatin në të mirë të Italisë.
Deri në fund të pjesës së parë nuk pati më gola, me Italinë që mori kontrollin total të topit qysh pas pësimit të golit.
Shqipëria do të kërkojë të paktën barazimin në pjesën e dytë, për të bërë një fillim të mbarë në EURO 2024.