EURO 2024 | "Furia e kuqe" shkëlqen, Spanja e dominon Kroacinë duke e mposhtur 3:0 - NACIONALE

EURO 2024 | "Furia e kuqe" shkëlqen, Spanja e dominon Kroacinë duke e mposhtur 3:0

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Spanjës ka shënuar fitore të pastër 3:0 ndaj Kroacisë, në xhiron e parë të grupit B në Kampionatin Evropian.

Ndeshja në Olympiastadion u karakterizua me shumë raste të krijuara, me Kroacinë që kishte disa mundësi të arta, por që nuk arritën të shënonin, ndërsa Spanja në rastet që kishte ishte shumë konkrete.

Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 29-të, kur Fabian Ruiz asistoi shumë bukur në zonë, me Alvaro Moratën që shënoi për 1:0.

Tre minuta më vonë, më saktësisht në minutën e 32-të, Ruiz bëri disa veprime individuale shumë të mira në zonë, pastaj duke shënuar gol të bukur për 2:0.

Skuadra e Luis de la Fuente shënoi edhe një herë deri në fund të pjesës së parë.

Ishte harkimi i Lamine Yamal që gjeti në zonë yllin e Real Madridit, Dani Carvajal, që me një prekje të lehtë shënoi për 3:0, në minutat shtesë të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë Kroacia ishte për një nuancë më e mirë, duke krijuar raste shënimi, ndërsa në një moment fitoi edhe penallti.

Gjuajtjen nga 11 metra e humbi Petkovic, por që nga topi i kthyer në lojë shënoi, me golin që më pastaj u anulua nga VAR për pozitë jashtë loje, kështu rezultati mbeti 3:0.

Deri në fund të takimit gola më nuk pati dhe Spanja iu gëzua triumfit 3:0 ndaj Kroacisë, ndeshja e parë në kuadër të grupit B.

Kujtojmë se në këtë grup është edhe Shqipnia e Italia, që takohen sot me fillim nga ora 21:00 në Signal Iduna Park, stadiumin e Borussia Dortmundit.

Lajme të ngjashme