ESPN: Rodri këput ligamentin e gjurit, e humb sezonin - NACIONALE

ESPN: Rodri këput ligamentin e gjurit, e humb sezonin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Rodri do të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit shkaku që ka këputur ligamentin e gjurit të djathtë, raporton “ESPN”.

Spanjolli u largua mes lotëve nga “Etihad” në barazimin ndaj Arsenalit dhe pas testeve të bëra, duket se ka këputur ligamentin kryesor të gjurit.

Mediumi spanjoll shton se Rodri më shumë gjasë do të udhëtojë për në Barcelonë aty ku edhe do ta kryejë operimin, pavarësisht që ende s’ka asgjë zyrtare.

Rodri u largua pas vetëm 21 minutave lojë, shkaku i një përplasje brenda zonës, ku mbeti për disa minuta duke e mbajtur dorën te gjuri në ndeshjen e parë si titullar në Premierligë këtë sezon.

City në fund arriti ta fitojë një pikë ndaj Arsenalit, me një gol të vonshëm nga John Stones, ku tani mbesin lider i vetëm në Premierligë me 13 pikë të mbledhura pas pesë përballjeve.

Mungesa e Rodrit padyshim do të jetë e madhe për Cityn, ngase me spanjollin skuadra angleze kishte regjistruar vetëm një humbje, gjë që dëshmon sa është i rëndësishëm në sistemin e trajnerit Pep Guardiola.

Ndër të tjera, City nuk do ta ketë të lehtë xhiron e ardhshme duke qenë mysafir i Newcastle Unitedit, klub ky që po kalon formë të mirë gjithashtu.

Lajme të ngjashme