“Është mungesë respekti”, Xhaka flet për përleshjen ndaj Hjumland - NACIONALE

“Është mungesë respekti”, Xhaka flet për përleshjen ndaj Hjumland

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Granit Xhaka e ka kritikuar lojtarin e Danimarkës Morten Hjulmand për mungesë respekti, andaj edhe u “kacafyt” me të në minutën e 68-të të ndeshjes.

Zvicra barazoi ndaj Danimarkës në miqësoren e parë të këtij muaji, por një incident ndodhi në ndeshje ku Xhaka u pa duke tentuar ta kapte për fyti kundërshtarin, pasi ky i fundit e faulloi.

Pas ndeshjes, kapiteni i Zvicrës thotë se Hjulmand tregoi mungesë respekti dhe që nuk guxon të bëjë gjëra të tilla.

Nuk bën këso gjërash. Kam provuar të jem i qetë tërë sezonin dhe pastaj vjen dikush që mendon se duhet t’i tregoj trajnerit se e meriton të jetë në formacionin titullar”.

Për mua është mungesë respekti, për gjithçka tjetër duhet ta pyesni personin tjetër”, deklaroi ai.

Zvicra nuk di për fitore që nga përballja ndaj Andorrës, mirëpo Xhaka ka parë shumë gjëra pozitive në barazimin pa gola ndaj Danimarkës.

Qëllimi ishte ta mbanin portën e paprekur pas këtyre ndeshjeve, nuk lejuam thuajse asgjë. Ishim më kompakt, treguam tjetër fytyrë dhe ishim të bashkuar sërish”.

Xhaka ndërkohë ka mbetur i lumtur edhe me formacionin e ri që e përdori Murat Yakin, me tre qendërmbrojtës e dy qendërsulmues.

Është vështirë të luash me këtë formacion në mënyrë perfekte pas një jave stërvitje, por pjesa e dytë ishte shumë herë më e mirë”.

Lajme të ngjashme