“Është më i miri i të gjitha kohërave”, Yamal flet për idhujt e futbollit
Talenti i Barcelonës Lamine Yamal thotë se Leo Messi është më i miri i të gjitha kohërave, megjithatë idhulli i tij është Neymar.
17-vjeçari ka mahnitur këtë vit duke fituar vendin titullar te Barcelona, si dhe ishte ndër më të rëndësishmit në suksesin e Spanjës, që fituan Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Në një intervistë së fundmi për “Highsnobiety”, Yamal ka zbuluar se Messi dhe Neymar janë lojtarët që i ka shikuar gjatë tërë kohës.
“Messi është sigurisht më i miri i të gjitha kohërave dhe më pëlqen ta shikoj duke luajtur, por idhulli im sa isha i ri ishte Neymar shkaku i mënyrës së lojës dhe stilit të tij”.
“I kam shikuar të gjitha videot e tij dhe më inspiron të provojë gjëja të reja në fushë”, shpjegoi ai.
Yamal ndër të tjera shtoi se dëshiron suksese edhe më shumë me kombëtaren e Spanjës.
“Ndihem shumë mirë dhe jam i etur për arritje me Barcelonën dhe Kombëtaren. Jam në dijeni se jam shumë i ri dhe kam shumë gjëra për t’u përmirësuar dhe që të mësohem”.
“Provoj të fokusohem në garat që po luajmë, që janë La Liga dhe Liga e Kampionëve, edhe pse sigurisht Kupa e Botës është ëndërr për mua”.