“Është koha për të ëndërruar”, Xavi i drejtohet tifozëve pas fitores ndaj Atleticos - NACIONALE

“Është koha për të ëndërruar”, Xavi i drejtohet tifozëve pas fitores ndaj Atleticos

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Barcelonës Xavi Hernandez iu ka kërkuar tifozëve të ëndërrojnë pas rezultateve impresionuese në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.

Barcelona u kualifikua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke eliminuar Napolin, derisa të dielën e kaluar triumfuan bindshëm me rezultat 3:0 ndaj Atletico Madridit.

Duke folur pas fitores ndaj Atleticos, Xavi ka lavdëruar paraqitjet e mëdha të lojtarëve dhe insistoi se tifozët e Barcelonës duhet të jenë emocionues për shanset në Ligën e Kampionëve.

Po luajmë mirë dhe mund të ëndërrojmë. Nuk mund të mohojmë asgjë, vazhdoj t’iu them lojtarëve. Kjo ishte ndoshta loja jonë më e mirë e sezonit”.

Ishim brilant në lojë. Dinim si të sulmonim, ndeshja ishte e ngjashme si ndaj Napolit”.

Ishte ndeshja perfekte që treguam vlerën tonë, filozofinë e lojës. Ishim shumë të lumtur, gjithçka shkoi në mënyrë perfekte dhe sipas planit”.

Ishte fitore spektakulare, tre pikë të arta. Kjo është Barcelona që duan ta shohim. Si trajner, jam shumë i lumtur sonte. Është koha për të ëndërruar. Jam i lumtur dhe gëzuar”, deklaroi ai.

Barcelona do të përballet në çerekfinale ndaj Paris Saint-Germain të Ligës së Kampionëve, ndërsa nëse kualifikohen atëherë përballen me fituesin e ndeshjes Atletico Madrid – Borussia Dortmund.

Lajme të ngjashme