“Është idhulli im”, Alcarez flet për vështirësitë para përballjes me Nadalin në Riyadh
Carlos Alcaraz e ka pranuar se do të ketë një moment të vështirë për t’u përballur me idhullin Rafael Nadal, i cila do të jetë sfida e fundit mes tyre.
Nadal, fituesi i 22 Grand Slam njoftoi javën e kaluar se do të pensionohet pasi të përfundojë finalet e “Davis Cup” muajin tjetër.
Sidoqoftë, të enjten 38-vjeçari do të përballet me Alcarazin për një vend në finalen e “6 Kings Slam”, ngjarjen që do të mbahet në Riyadh.
“Që kur kam nisur të luaj tenis, i kam shikuar ndeshjet e tij. E kam shikuar, u rrita duke e shikuar atë. Ishte dhe është idhulli im”.
“Një person shumë i rëndësishëm në jetën time, për karrierë dhe ishte ndër arsyet që doja të bëhesha lojtar profesionist. Duke e ditur se po pensionohet është shumë vështirë për të gjithë, përfshirë mua”, tha Alcaraz para sfidës emocionale me Nadalin.
Ndërkohë, Alcaraz në fund shtoi: “Do të provoj ta shijoj fushën edhe një herë me të, por mendoj se është vështirë për të gjithë”.
Nadal dhe Alcaraz janë përballur tre herë mes vete, me veteranin që mban avantazhin 2:1 me ndeshje.
Dyshja luajtën së bashku në Lojërat Olimpike në Paris këtë vit dhe pritet të luajnë prapë së bashku në “Davis Cup Finals”.