“Është ëndërr”, 17-vjeçari reagon pas golit debutues te Barcelona - NACIONALE

“Është ëndërr”, 17-vjeçari reagon pas golit debutues te Barcelona

2 vjet më parë

nga NACIONALE

17-vjeçari Marc Guiu ka lavdëruar akademinë e Barcelonës pas golit në debutim që e shënoi të dielën.

Guiu ishte mahnitës ndaj Athletic Bilbao duke hyrë nga stoli, për të shënuar në minutën e 79-të, atë vetëm një sekondë pasi e preku topin.

Pas ndeshjes spanjoll tha se e realizoi ëndrrën dhe ende s’është duke iu besuar.

Është lumturi e pabesueshme, krenari për mua dhe familjen time dhe që të vazhdoj të punoj. Është ëndërr, ëndërr që ndonjëherë as nuk e mendon mirëpo shumë mirë”.

Nuk mund ta besoj. Mezi po marrë frymë. Po e shijoj momentin. Nuk mund ta imagjinoni, por kam punuar tërë jetën që të marrë avantazhin kur të jepet mundësia dhe kjo erdhi. Martinez më tha se nuk do të isha në gjendje të flejë sonte, por do ta shijoj”.

Guiu gjithashtu ka impresionuar edhe La Masian, duke thënë se goli i tij është dëshmia që akademia po vazhdon të funksionojë brenda klubit.

La Masia funksionon. Punën e madhe po bëhet dhe duhet të marrim avantazhin në një kohë të vështirë për klubin tani. Iu them lojtarëve të rinj të vazhdojnë të punojnë sepse të gjithë duan të jenë këtu”.

Xavi më thotë të punoj, se mundësia do të vjen. Ai më tha se do ta kem shansin dhe kjo ndodhi”.

Giui ishte një nga gjashtë lojtarët që ishin nga akademia e La Masias të dielën ndaj Bilbaos, me Lamine Yamal edhe Fermin Lopez që gjithashtu kishin ndikim në lojë.

Lajme të ngjashme