“Është e pafalshme”, Ten Hag kritikon lojtarët pas humbjes nga Borussia Dortmund
Trajneri Erik ten Hag ka kritikuar lojtarët pas paraqitjes së dobët në humbjen 3:2 nga Borussia Dortmund.
“Dajtë e Kuq” morën avantazhin në Las Vegas, por pastaj pësuan dy gola të shpejtë, derisa në fund u mposhten me rezultat 2:3.
Kjo është humbja e tretë radhazi për Man Unitedin në këto miqësore, pavarësisht që lojtarët e rinj luajtën ndaj Wrexham dhe Ten Hag ka mbetur tejet i zhgënjyer.
“Dy pjesë. Pjesa e parë ishte e mirë, u paraqitem mirë, luajtëm si skuadër me shumë dinamikë, presion të mirë, ishte e bukur ta shohësh dhe këtë doja t’ia thosha skuadrës në pjesën e parë”.
“Pastaj papritmas ia dhuruam dy gola, ishin vërtetë dhurata. Prandaj ishte tejet bezdisëse. Por, 30 minutat e fundit ishin keq. Ishte paraqitjet e dobët, nuk i ndoqën aspak rregullat. Nuk bën presion, nuk ndërtuan dhe as nuk sulmuan”.
“Pra ishin 11 lojtarë individualë në fushë dhe nuk ishte aspak mirë”.
I pyetur nëse ky udhëtim ka qenë i duhur, ai tha: “Mendoj se po. Të njëjtën gjë ia thashë skaudrës, ishte udhëtim i mirë por duhet ta përfundojnë me paraqitje të mirë”.
“Isha i kënaqur vetëm me 60 minuta, por jo me golat që pësuam sepse ishin vërtetë të dobëta. Këta nuk jemi ne”.
“Duhet të kontrollojmë topin dhe të mbajmë përgjegjësi. Ishte e njëjta për humbjen 3:2 ndaj Dortmund, prandaj kjo nuk mund të ndodh. Është e pafalashme, pavarësisht se ishte miqësore”.
Man United do t’i zhvillojë edhe dy miqësore, ndaj Lens më 5 gusht dhe më 6 gusht ndaj Athletic Bilbaos.