Eroll Salihu me akuza të rënda për Agim Ademin: Këtu po kryhet një lojë mafioze - Ademi falsifikoi testet ndaj Covid-19 pasi doli pozitiv - NACIONALE

Eroll Salihu me akuza të rënda për Agim Ademin: Këtu po kryhet një lojë mafioze - Ademi falsifikoi testet ndaj Covid-19 pasi doli pozitiv

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-sekretari gjeneral i FFK-së, Eroll Salihu, në një intervistë për televizionin RTV Dukagjini në emisionin 'Dueli Sportiv' ka dhënë një intervistë shumë të ashpër në drejtim të kryetarit aktual të federatës, Agim Ademi. Ai nuk i ka kursyer fjalët pezhorative për të. Ndër të tjera, Salihu e ka quajtur Taulant Hodajn si avokat personal të Ademit dhe jo sekretar gjeneral të federatës.


"Komisioni Disiplinor ka mbajtur mbledhje nën presion të jashtëzakonshëm. Për ligje dhe rregullore Agim Ademit nuk ndjen fare. Raportet e mia me Agim Ademin janë të keqija qe 2 vjet.

"Kuptohet që është hakmarrje. Ky njeri nuk ka çfarë humbet. Ai është i zhytur në skandale. Përveç kësaj, po mundohet të na eliminojë.

"Më vjen keq ta përmendi, por Mak Majrami i ka thënë personave në zyrën e financave që mos t'na paguajë as mua, as Arton Govorit.

"Thuhet që ky avokat paguhet 7 ose 8 mijë euro në muaj. Këtu është një lojë vicioze, një lojë mafioze - për të cilën edhe Komiteti Ekzekutiv duhet të përgjigjet".

"Ai nuk është sekretar, por avokat personal i Agim Ademit".

"Madje, ky i fundit në një ndeshje ndaj Greqisë, kur ishte piku më i madh i epidemisë, më shkruajti në mesnatë duke m'i dërguar testet negative, pasi fillimisht kishte rezultuar pozitiv. Po flasim për një kohë kur nuk njiheshin askund testet për covid-19. Pastaj doli në punë. Po flasim për një kohë kur vdisnin një mori njerëzish nga kjo pandemi", deklaroi Eroll Salihu.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) i ka ndërprerë kontratën këshilltarit të lartë ligjor, Eroll Salihut, ditën e enjte.

Salihu kishte folur kundër kryetarit Agim Ademi disa herë nëpër media, ku si pasojë fillimisht u pezullua për gjashtë muaj, derisa sot, Komiteti Ekzekutiv vendosi t’ia ndërpres kontratën.

Në komunikatën e fundit të Komunitetit Ekzekutiv thuhet se "pas shqyrtimit të shkeljeve disiplinor nga ana e Eroll Salihut, u vendos që t’i ndërpritet marrëdhënia e punës”.

“KE pas shqyrtimit të shkeljeve disiplinore nga ana e Eroll Salihut, drejtor sportiv dhe Këshilltar i lartë ligjor mori vendim që t’i ndërpritet marrëdhënia e punës dhe i njëjti do të njoftohet në formë të shkuar”, shkruhet në komunikatë.

Problemet mes Ademit dhe Salihut kishin nisur vitin e kaluar, me këtë të fundit që ishte ‘viktimë’ e sulmeve fizike të Ademit, edhe pse këto raportime u mohuan nga të dytë atë kohë.

Shkaku i problemeve të njëpasnjëshme, Salihu vendosi të largohet nga pozita e sekretarit gjeneral që të bëhet ‘këshilltar i lartë në FFK’.

Sidoqoftë, vetëm disa muaj më vonë, kryetari Agim Ademi shpalli zgjedhjet në FFK [ku muajin e kaluar fitoi mandatin e dytë], e Salihu reagoi disa herë duke thënë se janë zgjedhje të jashtëligjshme.


Jo vetëm kaq, por FFK dënoi me 6 muaj mos ushtrim detyre drejtorët sportivë të Dritës dhe Drenicës, si Valon Zymberi dhe Taulant Dajaku, për shkak të prononcimeve të tyre publike në kundërshtim me kuvendin e mbajtur të FFK-së.

Lajme të ngjashme