Ermal Krasniqi vazhdon me formën e lartë, hynë nga stoli dhe shënon golin e fitores për Cluj ndaj Arges - NACIONALE

Ermal Krasniqi vazhdon me formën e lartë, hynë nga stoli dhe shënon golin e fitores për Cluj ndaj Arges

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Ermal Krasniqi ka shënuar golin e radhës në kampionatin rumun, në fitoren 3:1 ndaj Arges.

Kosovari ishte në stol fillimisht (më gjasë për ta pushuar për ndeshjen ndaj Lazios) dhe u inkuadrua vetëm në minutën e 76-të, kur Cluj ishte duke fituar me rezultat 2:1.

Mirëpo, ai arriti të lërë shenja në ndeshje duke realizuar golin e fitores në kohën shtesë (90+4').

Me një goditje të fortë me të djathtën nga distanca, Krasniqi e dërgoi topin në korner të portës duke mos i dhënë asnjë shans portierit mysafir

Kështu, Cluj mori një fitore të madhe dhe tani ka siguruar promovimin për garat evropiane duke pasur 53 pikë, dy më pak se lideri Farul Constanta.

Ndërkohë, të enjten e ardhshme skuadra rumune do të përballet me Lazion në ndeshjen kthyese me shpresën për një befasi që të avancojnë në raundin e 16-të më të mirave.

Për Krasniqin ky është goli i dytë në kampionatin rumun derisa ka regjistruar edhe një asistim.

Përndryshe, nëse vazhdon me këtë formë fantastike nuk do të ishte befasi edhe ndonjë ftesë e përzgjedhësit Alain Giresse për ndeshjet e marsit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Lajme të ngjashme