Ermal Krasniqi në Arabinë Saudite? CFR Cluj merr një ofertë 5 milionëshe për kosovarin
Sulmuesi Ermal Krasniqi ndoshta do ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite.
Sipas “ProSport”, klubi i Arabisë Sauite Al-Riyadh ia ka ofruar gjigantit rumun plot 5 milionë euro për shërbimet e kosovarit.
Raporti shton se kjo vlerë do të ishte e mjaftueshme për ta kënaqur Clujin, që do ta pranonte shitjen e Krasniqit.
Al-Riyadh gjithashtu ka propozuar ta bëjë pagesën në dy rata, ku do të paguante nga 2.5 milionë euro në këst.

Bisedimet do të vazhdojnë mes klubeve me shpresën që ta kompletojnë marrëveshjen që do ta dërgonte kosovarin në Arabinë Saudite.
Për dallim nga Al Nassr, Al-Hilal dhe Al-Ahly, skuada e Al-Riyadh është fokusuar ta forcojë skuadrën me talentë të rinj pasi janë afër që edhe ta marrin Alin Toscan nga Benevento.
Përpos kësaj, trajneri i kësaj skuadre është belgu Yannick Ferreira, që ka fituar tituj në Arabinë Saudite me Al-Shababab.
Kujtojmë, Arabia Saudite veçse ka marrë shumë yje përfshirë Cristiano Ronaldon, Karim Benzeman, N’Golo Kanten, Kalidou Koulibaly, Edouard Mendy dhe Marcelo Brozovic.