Ermal Krasniqi asiston në fitoren e Sparta Pragës ndaj Shamrock Rovers në Ligën e Kampionëve
Sparta e Pragës është kualifikuar në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve pas fitores ndaj Shamrock Rovers, me rezultat të përgjithshëm 6:2.
Çekët zhvilluan një paraqitje mahnitëse ndaj skuadrës irlandeze, sfidë të cilën sulmuesi kosovar Ermal Krasniqi ishte titullar dhe zhvilloi ndeshje të plotë.
Krasniqi në fakt arriti edhe të asistonte te goli i fitores, ku dhuroi një pasim të bukur te futbollisti tjetër shqiptar Indrit Tuci, që me një goditje nga distanca e vulosi fitoren.
🇪🇺 Ermal Krasniqi with the assist to Indrit Tucis goal which makes it 4-2 for Sparta Prague against Shamrock Rovers in the Champions League Qualifiers 🇽🇰👐🇦🇱pic.twitter.com/SQvoGc8Jq4
— Kosovar Talents (@Kosovartalents) July 30, 2024
Sparta e Pragës me këtë fitore i është afruar pjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve, meqenëse në rrethin tjetër është favorit kundër skuadrës belge Union Saint-Gilloise.
Krasniqi kohëve të fundit është duke bërë paraqitje fantastike për gjigantin çek, ndërsa edhe shënoi në ndeshjen e fundit në ligë.