Erling Haaland vendos tjetër rekord historik pas dygolëshit ndaj Brentfordit
Sulmuesi Erling Haaland ka vendosur një tjetër rekord historik në Premierligë, duke u bërë lojtari i parë që shënon nëntë gola në katër ndeshjet e para të këtij sezoni 2024/25.
Pas dy het-trikeve radhazi, norvegjezi vazhdoi me formën e shkëlqyeshme edhe pse nuk arriti ta tregonte vetën në ndeshjet e Norvegjisë.
Haaland ishte heroi i Cityt në fitoren e të shtunës ndaj Brentfordit, duke shënuar dy gola për t’i ndihmuar kampionit të Anglisë të vazhdojë të jetë i pamposhtur deri më tani.
Me këto dy gola, Haaland u bë lojtari i parë në histori të Premierligës që ka arritur të shënojë nëntë sosh, gjë që s’kishte ndodhur në 32 vite.
Gjashtë gola tashmë e ndajnë atë nga Mohamed Salah, Luis Diaz, Nani Madueke dhe Bryan Mbeumo, që kanë realizuar nga tre sosh. Kësisoj, 24-vjeçari po vazhdon bindshëm rrugëtimin drejt Këpucës së Artë në Angli për të tretin vit radhazi.
Haaland gjithashtu është afër të regjistrojë 100 gola për Man Cityn që kur iu bashkua nga Borussia Dortmundi, ngase ka realizuar 99 sosh në 103 paraqitje, derisa në Premierligë numëron 72 në 70 paraqitje.