Erling Haaland paralajmëron kundërshtarët: Jemi gati të sulmojmë - NACIONALE

Erling Haaland paralajmëron kundërshtarët: Jemi gati të sulmojmë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i Manchester Cityt Erling Haaland ka paralajmëruar kundërshtarët se janë gati të sulmojnë, pasi shënoi pesë gola për ta ndihmuar klubin anglez të kualifikohet në çerekfinale të FA Cupit.

Norvegjezi u bë lojtari i parë që shënon pesë gola në një ndeshje të FA Cup, që kur George Best e bëri një gjë të tillë në vitin 1970.

Pas ndeshjes, Haaland tha për “ITV”: “E bëmë një plan ndaj Lutonit dhe të gjithë e kompletuan në mënyrë perfekte. Luajtëm mirë të gjithë”.

“Kevin de Bruyne është masiv për ne. Po bën atë që bën më së miri. Është kënaqësi të luaj me të. E dimë se çfarë duam nga njëri-tjetri. Është lojtar i mençur dhe më pëlqen të luaj me të”.

“Forma? Po e marrë vetën më së miri. Më në fund po ndihem mirë. Është ndjenjë e mrekullueshme. Kohë emocionuese përpara”.

I pyetur se nëse kishte ndonjë mesazh direkt për kundërshtarët e Man Cityt për titull, ai shtoi: “Nuk kam nevojë ta them... jemi gati për të sulmuar”.

Norvegjezi vazhdon të jetë golashënuesi më i mirë në Premierligë këtë sezon më 17 gola në 21 paraqitje.

Lajme të ngjashme