Erling Haaland në histori, vendos rekord në Premierligë
Sulmuesi Erling Haaland tani ka shënuar më shumë gola se çdo kush tjetër brenda një sezoni në histori të Premierligës.
Me golin e shënuar ndaj West Hamit, norvegjezi ka regjistruar golin e 35-të këtë edicion duke vendosur rekord historik që s'ishte arritur asnjëherë më parë.
Pas një asistimi nga Jack Grealish, Haaland me një parabolë la në gjumë portierin mysafir.
Qendërsulmuesi ka thyer rekordin e dyshes Andy Cole (1993/94) dhe Alan Shearer (1994/95), të cilët kishin shënuar nga 34 gola brenda një sezoni në Premierligë.