Erling Haaland e ka mendësinë e Cristiano Ronaldos – thotë Bernardo Silva - NACIONALE

Erling Haaland e ka mendësinë e Cristiano Ronaldos – thotë Bernardo Silva

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Erling Haalandi e ka po të njëjtën mendësi si të Cristiano Ronaldos, sipas bashkëlojtarit të norvegjezit në Manchester City, Bernardo Silva.

Haalandi, i cili po thyen rekordet e Premierligës ndeshje pas ndeshjes, është në rrugën e duhur për thyer edhe rekordin për më së shumti gola brenda një sezoni në Premierligë prej 34 golash të vendosur nga Andy Cole (1993/94) dhe Alan Shearer (1994/95), pasi i ka shënuar 32 gola në vetëm 28 paraqitje deri tani në ligë.

Norvegjezi i ka shënuar 48 gola në 42 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon dhe ngel mbrapa Ronaldos i cili shënoi 61 gola në një sezon të vetëm (2014/15).

Por ngjashmëritë mes tyre ekzistojnë, sipas Silvës, i cili ka fatin të luajë përkrah të të dyve për klubin dhe vendin.

Shifrat e golave, është e pabesueshme, është në nivelin e Cristianos dhe Messit, aq shumë gola. Shpresojmë se Erling mund të vazhdojë kështu, sepse ne kemi nevojë për golat e tij deri në ndeshjen e fundit të sezonit. Ai padyshim ka të njëjtin mentalitet si Ronaldo, gjithmonë duke dashur që të jetë brenda zonës dhe gjithmonë duke dashur që të shënojë. Atij nuk i intereson nëse e prek topin një ose dy herë, kur e prek ai shënon. Ai thjesht është një sulmues i duhur”, tha Haalandi.

Ai shtoi: “Ne e dinim se çfarë mund të bënte Erling para se të vinte sepse ai e ka bërë këtë vite më parë, para se të transferohej të ne, në Norvegji, Austri, Gjermani. Ne e pamë atë dhe luajtëm kundër tij, por nuk e dinim se kur të vinte këtu në çfarë niveli mund të arrijë. Por çfarë ka bërë ai deri tani këtë sezon ka qenë e mahnitshme dhe ne jemi vërtet të lumtur që e kemi atë pjesë të ekipit. Ai padyshim është një lojtar i veçantë dhe po na ndihmon shumë. Shpresoj që ai të bëhet edhe më i mirë.”

Çelësi i sukseseve të Haalandit dhe të Cityt këtë sezon ka qenë partneriteti mes tij dhe Kevin De Bruyne. Belgu u kombinua me Haaland kundër Southampton me 8 prill për të çuar në 100 numrin e asisteve të tij në Premierligë në karrierën e tij.

Ndërsa asistimet e De Bruyne për sezoni aktual janë 23, dhe Bernardo beson se “kombinimi special” ka qenë çelësi që City të synojë tripletën (Ligën e Kampionëve, FA Cup, Premierligën).

“Erling ka një kombinim të veçantë me Kevinin, i cili i do lojtarët si Erling” tha Silva.

Haalandi do të ketë mundësi ta vazhdojë ecurisë e shënimit të golave sonte në një ndeshje vendimtare në garën për titull, kur City ta mirëpresë Arsenalin në Etihad./Orselina Lazraj/

Lajme të ngjashme