Epoka Messi & Ronaldo mori fund, Erling Haaland më i miri në botë tani – thotë Wayne Rooney - NACIONALE

Epoka Messi & Ronaldo mori fund, Erling Haaland më i miri në botë tani – thotë Wayne Rooney

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit dhe Anglisë, Wayne Rooney, beson se epoka e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos ka mbaruar dhe thotë se Erling Haalandi është tani lojtari më i mirë në botë.

Haalandi i ka shënuar 47 gola deri tani këtë sezon për Manchester City, prej të cilave 32 në Premierligë, dhe po vazhdon të thyejë rekorde në sezonin e tij debutues në futbollin anglez.

“Erling Haaland është futbollisti më i mirë në botë tani”, shkroi Rooney në kolumnën e tij për The Times.

Ai beson se derisa Messi është dukshëm më i miri që ka shkelur në fushën e lojës, norvegjezi është më i mirë këtë sezon.

“Lionel Messi është më i miri në histori, por në këtë çast, askush nuk po luan më mirë se një sulmues i cili – megjithëse edhe vetë kam thyer rekorde në atë pozitë – po më lë pa frymë me niveli e lojës që po e arrin”, vazhdoi ai.

“Ai është më i miri në botë për shkak të statistikave që zotëron, paraqitjeve që po i bën dhe mendësisë që po e tregon”, shpjegoi Rooney.

Haalandi dhe City janë në rrugë të mirë për ta fituar tripletën në sezonin 2022/23 – Premierligën, Ligën e Kampionëve dhe FA Cup – dhe Rooney thotë se edhe kjo po ashtu e bën norvegjezin favorit kryesor për ta fituar Topin e Artë 2023.

“Nëse mendoni se kush do ta fitojë Topin e Artë, atëherë duhet të jetë ai, natyrisht nëse vazhdon me këto paraqitje këtë sezon. Dhe pse mos të vazhdojë ai? Një rekord prej 224 golave në 264 ndeshje është dëshmi e një lojtari standardet e të cilit nuk ulën”, theksoi ai.

Rooney shtoi: “Ne e kemi pasur epokën e Messit dhe Cristiano Ronaldos, tani kjo është koha e tij, epoka e Haalandit dhe Kylian Mbappes. Kur e ke përreth një talent të tillë duhet thjesht ta shijosh – edhe nëse ai e vesh fanellën e Manchester City”./Nacionale/

Lajme të ngjashme