Enzo Fernandez emërohet zëvendëskapiten te Chelsea, e konfirmon Maresca
Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, e ka konfirmuar që mesfushori argjentinas, Enzo Fernandez, do të jetë zëvendëskapiten në sezonin e ri.
Fernandez mori shiritin nga James gjatë ndeshjes parasezonale të Chelseat me Real Madridin, duke lënë të kuptohet se mesfushori argjentinas është zgjedhur si zëvendësi i ri i Marescas në fushë. Ndërsa nuk ka pasur një njoftim zyrtar, trajneri i londinezëve beson se situata është "mjaft e qartë".
Fernandez ka qenë një figurë e diskutueshme javët e fundit, pasi ka shkaktuar atë që mund të ishte një incident diplomatik ndërkombëtar duke postuar një video të tij dhe disa bashkëlojtarëve të Argjentinës duke kënduar një këngë raciste për lojtarët francezë. Fernandez kërkoi falje, por shumë lojtarë te Chelsea mbeten të tërbuar.
Maresca dha një përgjigje të fortë kur u pyet nëse Fernandez është zyrtarisht zëvendëskapiten pas humbjes 2:1 të Chelseat ndaj Realit. “Ai është një nga lojtarët e rëndësishëm. Të jem i sinqertë, mendoj se kur larguam Reecen, ai i dha shiritin Enzos dhe kjo tregon se si Enzo respektohet brenda skuadrës. Mendoj se është mjaft e qartë”.
Chelsea luan me Interin të dielën në miqësoren e fundit parasezonale përpara se të hapë sezonin e tyre 2024-25 në Premierligë kundër Manchester Cityt.