Enrique: Besoj se e eliminojmë Barcelonën, s’kemi presion për Ligën e Kampionëve - NACIONALE

Enrique: Besoj se e eliminojmë Barcelonën, s’kemi presion për Ligën e Kampionëve

3 javë më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Paris Saint-Germain Luis Enrique thotë se nuk ndihet nën presion për ta fituar Ligën e Kampionëve, mirëpo mendon se mund ta eliminon Barcelonën.

Të mërkurën PSG-ja përballet me Barcelonën në kuadër të çerekfinales të Ligës së Kampionëve.

Enrique para ndeshjes ka deklaruar se disa nga objektivat mund të thuhet se kanë arritur, ndërsa nuk ka presion për Ligën e Kampionëve shkaku që klubi francez s’e ka fituar ende në histori.

Jemi ende duke synuar objektivat. Objektivi ishte të arrinim në finalen e Kupës dhe ta fitojmë ligën. Nuk ka presion për Ligën e Kampionëve. Në fakt, është komplet e kundërta”.

Barcelona ka fituar pesë herë Ligën e Kampionëve, ndërsa ne s’kemi asnjë. Është e pamundur për ata që të jenë më emocionues se na. Është e pamundur. Për ne, presioni s’ndodhet aty. Është total ambicie”.

I pyetur nëse mund ta eliminojnë, Enrique deklaroi se kanë nivelin për ta mposhtur gjigantin katalunas.

Jemi në formë të mirë dhe besoj se mund ta eliminojmë Barcelonën. Të luaj ndaj Barcelonës për mua në pikëpamjen emocionale është vështirë, por njëkohësisht stimuluese”.

Dua të bëj punë të mirë. Dua që PSG-ja të fitoj ndeshjen. Dua të dëshmoj dhe vetës që jam profesionist dhe kjo nënkupton ta mposhtim Barcelonën”.

Për t’i goditur, duhet të japim versionin më të mirë të vetës. Barcelona është klub i nivelit më të lartë, ka skuadër të mirë. Do të jetë shumë vështirë, por ne jemi gjithashtu në nivelin më të lartë”.

Lajme të ngjashme