Endrick zbulon rëndësinë e Viniciusit në vendimin e tij për ta zgjedhur Real Madridin - NACIONALE

Endrick zbulon rëndësinë e Viniciusit në vendimin e tij për ta zgjedhur Real Madridin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Talenti brazilian Endrick ka treguar se sulmuesi Vinicius Junior i dha fuqi për të nënshkruar për Real Madridin, pavarësisht që kërkohej edhe te skuadrat e tjera.

16-vjeçari iu bashkua “Los Blancos” në dhjetorin e vitit 2022, por nuk mund të luajë për klubin e ri deri në vitin 2024 shkaku i rregullave të FIFA-s.

Duke treguar arsyen pse zgjodhi Realin para PSG-së, Chelseas dhe Barcelonës, ai tregoi se ylli brazilian kishte rol kyç.

Vinicius është mik i imi. Isha në gjendje të kalojë pushimet me të, ta shoh nga afër dhe t’i flas”.

Ai më tha shumë gjëra për Real Madridin, më tha se gjithçka do të shkojë mirë. Ishte mesazh shumë i mirë duke e ditur se është fjala e një lojtari që gjithashtu është brazilian. Duke luajtur aty ai u bë idhull për mua”.

Fjalët e tij më dhanë edhe më shumë forcë që ta mbyll me Real Madridin. Para se të shkoja në pushime, veçse e kisha kompletuar, prandaj arrita më i qetë. Bisedova me të, njerëzit pranë tij dhe e falënderoj Zotin për këtë”.

Pavarësisht ndihmës që i dha Vinicius, Endrick tregoi se Real gjithmonë ishte zgjedhja e parë shkaku i yjeve brazilianë.

Emri im nuk do të ishte Endrick, por Di Stefano që ishte lojtar i Real Madridit. Prandaj duke emenduar këtë dhe shikuar brazilianët që kanë luajtur si Ronaldo, Vinicius tani, Rodrygo, Eder, pashë shumë yje aty, e pashë historinë e Real Madridit që më bëri edhe më të interesuar”.

E pashë si sfidë që të provoj të luaj në Madrid, që është klubi që gjithmonë e kam dashur. Për këtë arsye zgjodha Real Madridin. Gjithmonë doja të shkoja aty”.

Lajme të ngjashme