Zyrtare: Real Madrid kompleton transferimin e Endrick - NACIONALE

Zyrtare: Real Madrid kompleton transferimin e Endrick

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Real Madrid ka zyrtarizuar transferimin e talentit brazilian Endrick.

Pas një gare me klubet e njohura si Chelsea, PSG dhe Barcelona, "Los Blancos" arritën ta fitojnë garën për shërbimet e 16-vjeçarit.

Përmes një shkrimi në rrjetin social "Twitter", Real Madrid njoftoi se kanë kompletuar transferimin e Endrick, i cili do t'iu bashkohet në qershorin e vitit 2024.

"Real Madrid CF, Palmeiras, Endrick dhe familja e tij në kanë arritur marrëveshje ku lojtari do të jetë në gjendje që t'i bashkohet Realit pasi t'i mbush 18 vjec në qershorin e vitit 2024".

"Deri atëherë, Endrick do të vazhdojë të stërvitet te Palmeiras. Lojtari do të udhëtojë në ditët në vijim që të vizitojë klubin", shkruhet në komunikatë.

Në anën tjetër, Endrick falënderoi Palmeiras që lejuan t'i plotësohet ëndrra.

"Dua të falënderoj Palmeiras, klubin e zemrës që më ofroi gjithçka që të bëhem ky që jam sot, duke më ndihmuar të arrijë ëndrrat dhe duke më respektuar mua dhe dëshirat e familjes sime".

Raportohet se marrëveshja e Endrick do të jetë deri në vitin 2030.

Braziliani ka kushtuar rreth 72 milionë funte, ku janë të përfshirë edhe disa bonsuet.

Real Madrid po e vlerëson Endrick si qendërsulmuesi adekuat për ta zëvendësuar Karim Benzeman, në vitin 2024, me francezin që pritet të pensionohet në atë vit.

Lajme të ngjashme