Endrick nuk mund t’i bashkohet Real Madridit deri në vitin 2024, ja pse? - NACIONALE

Endrick nuk mund t’i bashkohet Real Madridit deri në vitin 2024, ja pse?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënshkrimi më i ri i Real Madridit, Endrick, nuk mund t’i bashkohet gjigantit spanjoll deri në vitin 2024, për shkak të rregulloreve të FIFA-s.

Rregulloret e FIFA-s do ta pengojnë talentin brazilian të veshë fanellën e mbretërve për 18 muajt e ardhshëm, pasi do t'i duhet të presë deri në ditëlindjen e tij të 18-të përpara se të mund të transferohet zyrtarisht në Madrid. Megjithatë, klubi ka arritur tashmë një marrëveshje për nënshkrimin e tij, kështu që është vetëm çështje kohe derisa ai të bëhet anëtari më i ri i kontingjentit brazilian në Santiago Bernabeu.

Vinicius Junior Neymar dance Brazil South Korea 2022 World Cup HIC 16:9

FIFA ka vënë në zbatim ligje të rrepta të transferimeve që parandalojnë të miturit të luajnë jashtë vendit për shkak të abuzimit me lojtarët në të kaluarën. Megjithatë, lojtarët evropianë mund të lëvizin brenda Bashkimit Evropian edhe si të mitur.

Endrick

Endrick do të duhet të respektojë rregullat dhe të presë radhën e tij për të veshur fanellën e Realit të Madridit. Ky nuk është koncept i ri për mbretërit, pasi ylli anësor, Vinicius Junior, për shembull, u nënshkrua nga Flamengo 15 muaj para se të mbushte 18 vjeç.

Sensacioni adoleshent premtoi se do të vazhdojë të japë më të mirën për Palmeiras: "Derisa të bashkohem me Real Madridin, do të vazhdoj të përkushtohem si gjithmonë për t'i ofruar Palmeiras edhe më shumë në fushë: më shumë gola, më shumë fitore, më shumë tituj dhe akoma më shumë gëzim për tifozët tanë”.

Carlo Ancelotti Real Madrid 2022

Talenti 16-vjeçar do të vazhdojë të zhvillohet në Palmerias deri në vitin 2024, kur ai mund të zyrtarizojë kalimin në Madrid.

Lajme të ngjashme