"Ëndërr e bukur" - Ylli i Dortmundit shpreh dëshirën për t'u kthyer
Ylli i Dortmundit, Donyell Malen, ka zbuluar dëshirën e tij që ka për t'u kthyer te Arsenali, rrugës për të ndjekur qëllimin e tij të kahmotshëm për të luajtur në Premierligë.
Më herët ishte raportuar se Malen do të vihet në dispozicion për transferim këtë verë pasi Dortmundi përgatitet për një ristrukturim, me një çmim prej 50 milionë eurosh (43 milionë £/54 milionë dollarë) të vendosur për 25-vjeçarin. Malen po shijon sezonin më të mirë të karrierës së tij në Bundesligë këtë vit. Në 21 ndeshje të Bundesligës, ai ka shënuar dhjetë gola. 25-vjeçari, i cili tani është një pikë kyçe e sulmit të Dortmundit, pranoi se ende e ka ëndërr për të luajtur në Premierligë.
.jpg?auto=webp&format=pjpg&width=3840&quality=60)
Duke folur për Voetbalzone, Malen përmes 90Min, tha: "Mendoj, sepse kam luajtur në Angli si i ri, është një ëndërr të luaj në Premierligë. Mendoj se është një ëndërr e bukur."
I pyetur konkretisht për një rikthim në Arsenal, Malen shtoi: "Po, do të [kthehesha]. Doja Arsenalin [si adoleshent], klubin tim të preferuar. Kam luajtur atje në rininë time, me të vërtetë doja të depërtoja atje. Në një karrierë futbolli ka pika në të cilat thjesht duhet të marrësh një vendim. Po, isha duke u stërvitur me ekipin e parë, dhe isha 17, 18 vjeç në atë kohë dhe bëra hapa në drejtimin e duhur, por mendova se duhej të luaja vetëm futboll profesionist. Gjithashtu i pashë shokët e mi të skuadrës duke luajtur futboll profesional ndërsa nnë isha ende duke luajtur futboll për të rinjtë dhe e dija se [largimi] ishte gjëja e duhur për të bërë”.

Malen u ble nga Arsenali prej Ajaxit në vitin 2015 si një talent shumë i përfolur. Holandezi pati një qëndrim të suksesshëm me ekipet e të rinjve të Topçinjve, duke bërë bujë në nivelet U-18 dhe U-23 përpara se të vendoste të luante futboll profesionist dhe t'i bashkohej PSV Eindhoven.
Holandezi ka të ngjarë të jetë titullar për Borussia Dortmundin e Edin Terzic kur ata do të përballen me Union Berlin të shtunën, më 2 mars. Verdhezinjtë do të përballen me skuadrën e vjetër të Malen, PSV-në, në Ligën e Kampionëve më 14 mars.