"Ëndërr e bërë realitet", Mërgim Berisha thyen heshtjen pasi zgjodhi Gjermaninë para Kosovës - NACIONALE

"Ëndërr e bërë realitet", Mërgim Berisha thyen heshtjen pasi zgjodhi Gjermaninë para Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Augsburgut, Mërgim Berisha është tejet i lumtur me ftesën e kombëtares së Gjermanisë duke e vlerësuar si ëndërr të bërë realitet.

Berisha me prejardhje nga Suhareka që sa vite është dëshira e madhe e Kosovës, por gjithnjë e ka refuzuar duke pritur Gjermaninë.

Kjo dëshirë e madhe e tij u bë realitet, me përzgjedhësin Hansi Flick që e ftoi për ndeshjet e marsit.

"Jam tejet i lumtur për ftesën, është një ëndërr e bërë realitet. Kam punuar shumë për këtë, por gjithnjë e kam ditur që s'kam arritur asgjë deri më tani".

"Jam duke shikuar përpara për këtë sfidë që të dëshmoj veten te kombëtarja. Faleminderit të gjithëve që besuan dhe më mbështeten. Do të bëjë gjithçka që të marr këtë shans", deklaroi ai për sajtin e Ausgburgut.

Berisha ka luajtur te Gjermania U21 gjatë Kampionatit Evropian U21 ku u shpall kampion pas 13 ndeshjeve të zhvilluara.

Ndërkohë, edhe drejtori sportiv i Ausgburgut, Stefan Reuter është tejet i lumtur për këtë "arritje".

"Mërgim padyshim e meritoi ftesën falë paraqitjeve të forta në fanellën e Augsburgut. Në të njëjtën kohë kjo ftesë dëshmon që mund të rritesh edhe më shumë si lojtar i ri te Ausgburg".

"Ne shpresojmë që Mërgimi të zhvillojë ndeshjen e parë në fanellën e kombëtares", deklaroi ai.

Lajme të ngjashme