Zyrtare: Mërgim Berisha pjesë e Gjermanisë - NACIONALE

Zyrtare: Mërgim Berisha pjesë e Gjermanisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mërgim Berisha do ta përfaqësojë Gjermaninë në futbollin ndërkombëtar edhe zyrtarisht, pasi është thirrur nga trajneri Hansi Flick për ndeshjet e marsit.

Berisha, i lindur në Bavari nga prindër shqiptarë të Suharekës, e kishte lënë pezull thirrjen e atdheut për shumë vite në pritje të një feste nga Kombëtarja e Gjermanisë.

Dhe dëshira e tij u plotësuar të premten kur Flick e përfshiu atë në listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet miqësore të Gjermanisë në muajin mars.

Gjermani përballet me Perunë më 25 mars në miqësoren e parë, e pastaj me Belgjikën më 28 mars në miqësoren e dytë.

Por, Berisha do ta ketë ende të hapur mundësinë të vijë te Kosova edhe nëse luan për Gjermaninë në këto dy ndeshje, duke qenë se ajo nuk janë zyrtare.

Berisha ishte në Prishtinë para disa muajve dhe bisedoi me zyrtarët e FFK-së për mundësinë për të luajtur për Kosovën.

Berisha, i huazuar në Augsburg nga klubi turk për këtë sezon, është duke shkëlqyer me tetë gola dhe katër asiste në Bundesligë.

Në një intervistë për "Br24sport" para dy javëve, Berisha sërish e pranoi se ishte duke e pritur Gjermaninë, pavarësisht se ishte dëshpëruar që nuk ishte thirrur për Kupën e Botës 2022 në Katar.

"Nuk do ta kisha probleme ta shtyjë datën (e dasmës)", tha Berisha duke qeshur ai pasi u pyet lidhur me një ftesë të mundshme nga Hansi Flick për Kampionatin Evropian verën e ardhshme.

Berisha ka qenë pjesë e Gjermanisë U21 – duke i bërë 13 paraqitje dhe një gol dhe nuk ka luajtur më për të që prej se u shpall kampion evropian për të rinj verën e kaluar – por asnjëherë nuk ka marrë ftesë për ekipin A kombëtar.

Lajme të ngjashme