Emir Lenjani pensionohet nga Shqipëria - NACIONALE

Emir Lenjani pensionohet nga Shqipëria

1 vit më parë

nga NACIONALE

Futbollisti Emir Lenjani ka vendosur të pensionohet nga kombëtarja e Shqipërisë.

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) me anë të një komunikate zyrtare ka falënderuar Lenjanin për kontributin e dhënë.

Lenjani ishte ndër yjet e Shqipërisë që hynë në histori duke i ndihmuar “Kuq e Zinjtë” të kualifikohen në Kampionatin Evropian 2016, e cila ishte pjesëmarrja e parë në një event madhështor.

“𝐅𝐀𝐋𝐄𝐌𝐈𝐍𝐃𝐄𝐑𝐈𝐓 𝐄𝐑𝐌𝐈𝐑 𝐋𝐄𝐍𝐉𝐀𝐍𝐈

10 vite kuqezi, Ermir Lenjani ka marrë vendimin për t'u tërhequr nga Kombëtarja, pasi ka përjetuar emocione të shumta, ishte në "Euro 2016" në Francë dhe me ëndrrën e realizuar largohet kryelartë mes falënderimeve”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e FSHF-së.

Ndërkohë, Shqipëria po përgatitet për ndeshjet e muajit tetor, derisa lista e kombëtares do të bëhet publike nesër (e premte).

Shqipëria më 11 tetor do të jetë mysafir i Republikës Çeke, kurse tre ditë më vonë do të udhëtojë për përballjen ndaj Gjeorgjisë.

Lajme të ngjashme