Emery: S’jemi kandidat për titull - NACIONALE

Emery: S’jemi kandidat për titull

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Unai Emery insiston se është shumë shpejtë që Aston Villa të jetë kandidat për titull pas fitores së madhe ndaj Man Cityt.

Villa e “shpartalloi” skuadrën e Guardiolas duke e dominuar bindshëm nga minuta e parë, për ta mposhtur në fund me rezultat 1:0 falë golit të Bailey.

Sidoqoftë, Emery insiston se kjo skuadër ende s’është në garë për titull pasi duhet punë për të qenë në nivelin e Cityt, Arsenalit apo Liverpoolit.

Nuk jemi kandidat. Janë shtatë skuadra që janë më pretendent se ne. Jemi vetëm në xhiron e 15-të. Do të luajmë të shtunën ndaj Arsenalit dhe duhet të jemi të fokusuar”.

Jemi të lumtur me pozitën e tretë, por që ta mbajmë është shumë, shumë vështirë”.

Derisa jemi këtu do të provojmë të qëndrojmë. Nëse vazhdojmë të avancojmë gjatë sezonit, të luajmë dhe fitojmë si po bëjmë atëherë ndoshta do të jemi kandidat mirëpo na duhet më shumë kohë”.

Mund të besojmë, mirëpo s’jemi. Ka edhe shtatë skuadra tjera dhe kjo s’ka ndryshuar. Jemi vetëm në xhiron e 15-të. Ndoshta nëse do të ishte xhiroja 30 ose 32, por jo tani”.

Aston Villa momentalisht renditet në pozitën e tretë në tabelë me 32 pikë, katër më pak se Arsenali që është lider.

Lajme të ngjashme