Emery i thotë Kloppit ta pranojë gabimin e VAR-it dhe ta harrojë idenë e përsëritjes së ndeshjes - NACIONALE

Emery i thotë Kloppit ta pranojë gabimin e VAR-it dhe ta harrojë idenë e përsëritjes së ndeshjes

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Aston Villas Unai Emery thotë se nuk ka mundësi që ndeshja mes Liverpoolit dhe Tottenhamit të përsëritet, duke e këshilluar Jurgen Kloppin ta pranojë gabimin e VAR-it.

Liverpoolit iu anulua një gol i rregullt i Luis Diazit, me VAR-in që pastaj e pranoi gabimin dhe i kërkoi falje klubit anglez.

Sidoqoftë, “Reds” më saktësisht trajneri Jurgen Klopp ka sugjeruar që ndeshja duhet të rizhvillohet pas këtij gabimi të zyrtarëve.

Mirëpo, Emery i ka kërkuar Kloppit ta pranojë gabimin që bëri VAR-i ngase ndeshja s’mund të përsëritet.

Më parë kur nuk kishim VAR, ishin shumë gabime, më shumë se tani”.

Tani mund të pranoj disa gabime të VAR-it. Janë vetëm disa gabime të vogla. Sigurisht te Liverpool ishte gabim i madh ndaj Liverpoolit, por duhet ta pranojnë sepse pa VAR ka pasur shumë më shumë”.

E dëgjova bisedën mes gjyqtarëve sepse është virale dhe ishin të shqetësuar lidhur me gabimin e tyre, por nuk mundnin të reagonin sepse ai e nisi lojën. Është gabim, e pranoj. Sigurisht për Liverpoolin është më vështirë”.

Për Jurgen është ende më vështirë, por e pranoj. E di që para se të vinte VAR kishte shumë më shumë gabime. Por duhet ta pranosh si në të kaluarën”.

Lajme të ngjashme