Emboloooooooooo! Zvicra në epërsi ndaj Anglisë - NACIONALE

Emboloooooooooo! Zvicra në epërsi ndaj Anglisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Zvicrës ka kaluar në epërsi ndaj Anglisë, kur kanë mbetur edhe shumë pak minuta lojë deri në fundin e takimit.

Ishte një dalje e shpejtë e zviceranëve që u përcoll me shumë pasime.

Ndoye e mori topin në zonë, duke dërguar një asisit në thellësi, ku me ndihmën e një devijimi të vogël topi shkoi te Emboli, me këtë të fundit që realizoi lehtësisht për 1:0.

Zvicra tani me një këmbë është në gjysmëfinale, kur kanë mbetur pak më shumë se 10 minuta lojë në këtë përballje.

Lajme të ngjashme