Elena Rybakina - Aryna Sabalenka finalja e grave në Australian Open - NACIONALE

Elena Rybakina - Aryna Sabalenka finalja e grave në Australian Open

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kampionia e Wimbledonit Elena Rybakina do ta ketë edhe një mundësi tjetër për të fituar titull grand slam, pasi arriti në finale të Australian Open kur do të përballet me numrin pesë të botës, Aryna Sabalenka.

Rybakina, 23 vjeçe, fitoi në dy sete 7-6 dhe 6-2 kundër Victoria Azarenkas, duke ia shuar shpresat dy herë kampiones për ta fituar këtë titull 10 vite pas triumfit të fundit.

Ndërkohë, Sabalenka e mposhti polaken Magda Linette për ta arritur finalen e parë grand slam në karrierë.

Tenistja e fuqishme 24-vjeçare fitoi po ashtu në dy sete 7-6 dhe 6-2 kundër polakes më pak të njohur.

Sabalenka ishte favorite e madhe për ta mposhtur 30-vjeçaren Linette, e cila nuk e kishte kaluar kurrë më parë rrethin e tretë të një gare grand slam.

Pasi kishte humbur tri herë në gjysmëfinale në turne grand slam, Sabalenka u ndje e lehtësuar pasi e siguroi një vend në finalen e së shtunës kundër një teniste tjetër të fuqishme.

Nuk do të thosha se e nisa mirë ndeshjen, por në tie-break e gjeta ritmin dhe i besova vetes dhe fillova t’i provoj goditjet e mia”, tha Sabalenka, e cila e ka një ecuri prej 10 fitoreve radhazi këtë vit.

Rybakina, e 22-ta në renditjen botërore, do të luajë në një finale grand slam për herë të dytë në karrierë, pasi vitin e kaluar e fitoi Wimbledonin.

Jam tejet e lumtur që arrita në finale dhe që do të luaj edhe një herë këtu” tha Rybakina.

Lajme të ngjashme